Doli sërish pozitiv me koronavirus dhe është shtatzënë, flet Michaela Persicio: Nuk mund ta shoh përsëri Ruganin
Michela Persico do të qëndrojë në shtëpi teksa kjo situatë do të vazhdojë edhe për ditë të tjera sepse patnerja e mbrojtësit të Juventus ka zbuluar se ajo është akoma pozitive me koronavirusi, shkruan Albeu.com.

"Kanë kaluar 20 ditët brenda të cilave vlerësohet shërimi për ata që marrin Covid-19 në një formë të lehtë, por kam dalë përsëri pozitiv", tha Persico.

Modelja, e cila është shtatzënë, tregoi se si po e përjeton këtë moment të vështirë:

"Klinika ku kam shkuar nuk kryen teste shtatzënie në shtëpi, por duke qenë se jam nënë e re ata më thanë që jam më pak në rrezik, kështu që jam e qetë”.

Sigurisht, para se të shoh përsëri Ruganin, do të kalojë më shumë kohë: "Presim disa ditë, atëherë do të takohemi përsëri", përfundoi Persico. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2020, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori