Fanny dhe Alena "zbukurojnë" Itali-Uruguaj (FOTO LAJM)

E gjithë bota e futbollit i ka sytë në "Arena das Dunas" të Natal, aty ku po luhet sfida shumë e rëndësishme e Grupit D, Itali-Uruguaj. Përveç tifozëve që kanë mbushur shkallët, në impiantin e stadiumit nuk mund të mungonte as Fanny Neguesha, e dashura e Mario Balotellit.

Dhe një bukuroshe e tillë nuk mund ti shpëtonte foto-reportëve dhe tifozëve, të cilëve nuk i ka shpëtuar rasti të fotografojnë partneren e Super-Marios.

Në stadium është parë edhe bashkëshortja e Gigi Buffon bashkë me djemtë e saj. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2014, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori