Fejohet futbollisti i famshëm i Kombëtares (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pas Granit Xhakës i cili krejt papritur postoi në Instagram fotot e martesës, një tjetër futbollist i kombëtares shqiptare dha lajmin e gëzuar të fejesës së tij.

Bëhet fjalë për futbollistin Ermir Lenjani, i cili mbrëmjen e së shtunës publikoi dy foto ku shihet përkrah të dashurës, Herolindës dhe në përshkrimin e fotos, ka vendosur një unazë.

Menjëherë kanë vërshuar urimet e fansave për fejesën e çiftit dhe me gjasa, edhe planet për ndonjë dasmë të mundshme. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2017, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori