Fero pjesë e Babastars? Reagon vetë reperi
Pak ditë më parë, reperi i njphur nga kosova, Fero, përfundoi kontratën dy vjeçare me labelin "On Records".

Pas kësaj, të gjithë nisën aludimet se reperi do të bëhej pjesë e grupit të njohur "Babastars". Kjo pasi pasi përveç simpatisë që Fero ka shfaqur shpesh për këngët e këtij labeli, së fundmi ai është parë shpesh nën shoqërinë e Getoar Selimit.

Deri më tani, vetë Fero nuk kishte bërë asnjë reagim duke e lënë këtë mundësi të "hapur". Por duket se pa humbur kohë reperi ka bërë lëvizjen e rradhës.Tani që nuk është më pjesë e "On Records", automatikisht projektet e reja muzikore të artistit nuk do të publikohen më në kanalin e labelit.

Kështu që ditën e sotme Fero publikoi kanalin e tij të ri. Duke e postuar në Instagram, ai i bëri thirrje të gjithë fansave të tij që tani duhet ta ndjekin aty.

Kjo nënkupton që antarësimi në "Babastars" nuk është në planet e afërta të Feros dhe ai do të vazhdojë karrierën si artist i pavarur. Në të kundërt, këngët e tij do të çublikoheshin në kanalin e labelit "Babastars".
Shtuar më 24/08/2019, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori