Fifi flet hapur për lidhjen me Florin: E kam burrë (VIDEO)
Këngëtarët më të dashur nga publiku shqiptar, Fifi dhe Flori Mumajesi shpesh diskutohet se mund të jenë në një lidhje së bashku.

Pak kohë më parë ata publikuan dhe një video ku shfaqeshin sikur ishin vërtet të dashuruar.

Tani duket sikur kanë rënë në qetësi, por ende ka shumë kuriozitet në lidhje me marrëdhënien që kanë.

A kanë ata një lidhje romantike me njëri-tjetrin? Kësaj pyetjeje, Fifi nuk i shpëtoi në emisionin “Thumb” ku deklaroi me shaka se Florin e ka burrë.

“A e di çfarë? Pse s’po thirrni Florin e ju tregon ai? Burrë e kam zemër, ça ki tash?”

A do bëjnë ndonjë këngë dashurie si Miriami dhe Albani pas martese?

“Momentalisht i kam 25 vjeç, nga 30 mendoj të martohem. Kështu që ki dhe 5 vjet me prit.

Por pse nuk ka pasur postime në lidhje me njëri-tjetrin këto kohë?

“Unë për vete po merrem me projektet e mia, ai me projektet e veta.”

“Ah Flori sapo e pranoi, Fifi dhe ai janë bashkë.”-thonë Aulona dhe Fatma me shaka dhe Fifi përgjigjet vetëm: “Gabim”.-një pjesë e bisedës së Fifit



Shtuar më 16/06/2019, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori