Flet vajza e ish-yllit brazilian: Nuk e shoh babain tim prej 3 vitesh (FOTO LAJM)

Vajza e ish-yllit brazilian Emerson, i ka prekur të gjithë me rrëfimin e saj. Karolajna De Rosa, zbuloi se nuk e takon të atin prej 3 vitesh. E ftuar në emisionin “Domenica Live” të Darbara Dursos, tenistja dhe modelja, pranoi se e vuan shumë faktin që nuk ka takuar të atin.

"Është e vështirë për mua të jem këtu. Nuk e kam parë babain tim prej 3 vitesh. Papritmas ai u zhduk. Nuk e di pse u zhduk. Ai gjithmonë e festonte ditëlindjen me mua çdo vit. Sapo mbusha 18-vjeç, babai im është zhdukur. Nuk ka asnjë arsye. Hera e fundit që e pashë ishte në Brazil, kur kalova Krishtlindjen me të.

Nuk më shkruan dhe nuk i përgjigjet thirrjeve të mija. Kam numrin e tij të telefonin, por ai nuk përgjigjet, nuk e kuptoj qëndrimin e tij. Baba, më mungon vërtetë shumë.

Ka disa gjëra që nuk mund të blihen me para, si koha dhe dashuria e personave, dhe unë nuk mund ta besoj që ti nuk më do më", u shpreh vajza e ish-mesfushorit në emision.

Ndërkohë, Emerson ka një karrierë të pasur futbollistike, Ai ka luajte me ekipë të mëdha me Romën, Juventusin, Realin e Madridit dhe Milanin. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2019, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori