Fliste për motin, zbulohet biseda e pilotit të helikopterit ku vdiq Kobe Bryant me vajzën
Legjenda e NBA Kobe Bryant dhe vajza e tij ndërruan jetë me 26 janar, ku helikopteri me të cilin po fluturonin u rrëzua.

Testi i alkoolit që iu bë pilotit Ara Zobayan e nxori të pastër, po shkak i rrëzimit ka qenë moti dhe mjegulla që kanë ‘hutuar pilotin’.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA kreu hetimet për ngjarjen tronditëse ku thuhet se Zobayan nuk ka mundur të shikojë dhe në komunikimet që ka pasur me operatorët ka thënë se po ngjitej në lartësinë 1200 metër por ndërkohë ka ndodhur e kundërta.

Veprimi i pilotit është quajtur në raportin 1700 faqësh si Trajektore Tipike e një piloti të hutuar.

Hetimet vazhdojnë por ky është konstantimi i fundit që bëhet.

Ndërkaq CNN ka publikuar bisedën e pilotit me operatorët ku ai jep garanci për motin një ditë para nisjes së fluturimit.

Biseda e zbardhur si më poshtë:

‘Sapo pashë motin, nuk do të jetë dita më e mirë, por as më e keqe sesa sot’.

Të nesërmen kur do niste fluturimi: ‘Moti duket mirë këtë mëngjes’.

Një orqë më vonë u pyet për siguri nga operatori: Si duket moti tani se do të kryhet nisja?

Piloti Zobayan përgjigjet: Duhet të jetë mirë!

Operatori konfirmon përgjigjen dhe më pas helikopteri ngrihet.
Shtuar më 20/06/2020, ora 09:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori