Fotoja e çiftit kosovar në profilin e Ferguson (FOTO LAJM)

Një fotografi e një çifti të sapomartuar, që kanë dalë në një set fotografish tek terreni i basketbollit në parkun e Gërmisë në kryeqytet, është komentuar në faqen zyrtare të trajnerit të Manchester United Sir Alex Ferguson. Dhëndri në rolin e portierit në golin e ndryshkur nga vjetërsia dhe nusja që ka vënë njërën këmbë mbi top, teksa ngre lehtë fustanin e saj të nusërisë, është pamja që ka kapur aparati i Rezniqit. Në prapavijë shihen grafite të bëra në murin ballor të kësaj pjese të kryeqytetit.

Fotografinë, ai e ka postuar në rrjete sociale, prej ku edhe ka mundur t’i bjerë në sy mjeshtrit të madh të futbollit.

"Martesa e tifozëve të vërtetë të futbollit", ka komentuar Sir Ferguson në fotografinë e Rezniqit.

Shumica e fotove që Sir Alex Ferguson zgjedh që të postojë dhe të komentojë në "sulia.com" kanë të bëjnë me klubin e tij. Shumë rrallë ai zgjedh të komentojë fotografi ku nuk shihet ai, Sir Bobby Charlton, David Beckham, Ryan Gigs, Poul Scholes, Edwin van der Sar, e ikona të tjera të klubit me nam, ose tifozë të United.

Por dasma e çiftit kosovar i ka bërë përshtypje njeriut që ka titullin e lartë Sir në Britani të Madhe. Fotoja ka marrë edhe rreth 900 referenca nga ndjekësit e Sir Fergusonit në këtë faqe.

E maturantit të shkollës jopublike “Mileniumi i Tretë”, Sharr Reznini, kjo gjë i ka bërë jo pak përshtypje.

"Duke marrë parasysh se kam pasion për fotografinë, shpeshherë fotografitë që më dukën më të veçanta i postoj nëpër rrjete sociale si Facebook, Twitter, We heart it dhe Instagram, në faqet e mia personale. Një ndër këto fotografi ishte edhe kjo fotografi, që si duket i ka bërë shumë përshtypje Sir Fergusonit", ka thënë Rezniqi.

Në momentin që e ka parë fotografinë e tij që po qarkullon në këtë faqe, Rezniqi thotë të jetë ndier krenar. Komente ka marrë edhe nga shoqëria e tij.

"Të gjithë ishin të befasuar duke ditur që kjo fotografi u publikua në faqen e një emri të njohur në botë dhe më uronin për këtë gjë, ka thënë Rezniqi. Por në të njëjtën kohë, i kishte mbetur hatri për një arsye. Njëkohësisht, ndjeva një lloj inati për arsyen se fotografia është publikuar pa autorizimin tim", ka thënë Rezniqi.

Për këtë, ai thotë se është duke shikuar për mundësitë ligjore që të kërkoj dëmshpërblim nga Sir Ferguson.

"Ende nuk kam ndërmarrë asnjë hap në lidhje me këtë, por e kam shqyrtuar çështjen e padisë. Mendoj se më është bërë e padrejtë, kështu që duhet të ndiqen procedurat penale sipas Ligjit", thotë 18- vjeçari. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2013, ora 11:32
ooo shqiptar
e Premte 1 Shkurt 2013, Ora 11:37
o qa u shqiptari me nje her me akuzu marre met ardh ti je vet qe e ki postu e ki qperhap e tashti me akuzu ik more bal
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori