Futbollistja shqiptare mbërrin në ceremoninë e "Topit të Artë"
Edhe shqiptarët do të përfaqësohen sot në ceremoninë e Topit të Artë që zhvillohet në Paris. Kosovare Asllani, mesfushorja ofensive e Suedisë dhe ekipit të Real Madrid në Spanjë, do të jetë e pranishme në këtë ceremoni si kandidate për të fituar trofeun e lakmuar që jepet tashmë edhe për futbollin e femrave.

Asllani ka qenë e para që ka shkelur në tapetin e kuq që çon në sallën ku zhvillohet ceremoni në Paris, bashkë me shoqen e saj në klub dhe kombëtares, Sofia Jakobson.

Shumë fotografë pritnin sportistët pjesëmarrës në këtë aktivitet dhe sigurisht dy futbollistet janë ndalur dhe kanë bërë pozat e zakonshme para tyre në tapetin e kuq, para se të drejtoheshin nga salla ku do të ishin ndër protagonistet e kësaj nate yjesh.
Shtuar më 02/12/2019, ora 19:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori