Gëzuar ditëlindjen Leo! (FOTO LAJM)

Dhurata e Adidas për Messin
Gëzuar ditëlindjen Leo! Eshtë ky një urim i thjesht në fjalë, por tepër i veçantë me dhuratën që e shoqëron. Leo Messi ka mbushur 27 vjeç dhe për t’ia zbukuar festën, Adidas ka prodhuar një version special këpucësh, të dizajnuar posaçërisht për këtë ditë të veçantë të argjentinasit. Në total, Adidas në mënyrë simbolike ka prodhuar 27 palë të tilla, nga një për çdo vit në jetën e Messit.

Dy prej tyre dallojnë nga të tjerat sepse janë firmosur nga ylli i Albicelestes dhe i Barçës, për t’iu dhuruar më pas tifozëve nëpërmjet një konkursi në Twitter.

Urimet nuk kanë munguar as nga tifozë, futbollistë por edhe partnerja e tij Antonella Roccuzzo. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2014, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori