"Gjithmonë e kam ditur, ti je mbreti i 7 mbretërive" (FOTO LAJM)

Në vrazhdën e serive të serialit të famshëm "Game of Thrones" janë përfshirë të gjithë të pasionuarit pas filmave, teksa edhe yjet e futbollit janë të dashuruar pas këtij trendi që ka përfshirë të gjithë botën.

Mario Gotze është i fundit që u ul në karrigen e fronit mbretëror të stolisur me shpata, për këtë foto nuk mund të mungonte një koment nga e dashura e tij Ann-Kathrin, e cila e ka postuar foton e të fejuarit të saj në një "story" në Instagram.

Bashkë me foton e Gotze, modelja bukuroshe shkroi: "Gjithmonë e kam ditur, mbreti i 7 mbretërive". Një dedikim i bukur nga gjysma e zemrës së sulmuesit të Borussia Dortmund.
Shtuar më 20/05/2019, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori