Gruaja e Arjen Roben mposht Koronavirusin
Arjen Roben ka njoftuar se gruaja e tij ka rezultuar pozitive me Covid-19, por tani e ka mposhtur virusin.

Ish-ylli i Bayernit të Mynihut, konfirmoi lajmin e keq, duke thënë se Bernadien ka shfaqur simptoma të problemeve me frymëmarrjen.

36-vjeçari, i cili i është bashkuar ish-shokëve të skuadrës gjatë ditëve të pandemisë, duke u stërvitur virtualisht me ta së bashku me Bastian Shvajntaigerin, tha se familja është futur në karantinë në shtëpi.


Fatmirësisht ai dhe fëmijët rezultuan negativ pas testit dhe tani po qëndrojnë të izoluar.

“Është absolutisht një ndjesi jo e bukur. Por jam shumë i lumtur që gjendja nuk është e keqe. Fatmirësisht, në testin e dytë ajo ka dalë negative”, tha Roben, duke e kaluar pa pasoja të rënda infektimin me Koronavirus në shtëpinë e tij.


Shtuar më 09/04/2020, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori