Gruaja nudo në Instagram, futbollisti: Nuk e dija që...(FOTO LAJM)
Tamara Gorro, bashkëshortja e futbollistit të Valencia, Ezeqiuel Garay, është shumë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi Tamara ka postuar një foto të guximshme nudo, ku ka tërhequr vëmendjen e mijëra ndjekësve të saj, ku shumë e komplimentonin por ka pasur edhe ofendime drejt saj.

“Grua në liri. Po dal lakuriq pasi kjo është ajo që unë dëshiroj. Dal nudo, pasi kështu nuk i bëj keq asikujt. Dal lakuriq, pasi kështu ndihem ndryshe, pasi kështu ndihem e lirë”, ka qenë komenti i Tamara Gorro që ka shoqëruar këtë foto pikante.

Nuk ka munguar edhe një koment i bashkëshortit të saj, sulmuesit të Valencias, Garay, që shkruan: “Nuk e dija që kisha këtë thesar në shtëpi”, një koment inkurajues për veprimin e bashkëshortes së tij.
Gruaja nudo në Instagram, futbollisti: Nuk e dija që...(FOTO LAJM)

Shtuar më 23/09/2018, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori