Habit Ambra: Në këtë rast "divorcohem" për 48 orë me Allegrin
Pëlqej
Massimiliano Allegri është bërë shpesh herë pjesë e mediave rozë për lidhjen pasionante me Ambra Angiolini.

Së fundmi aktorja dhe moderatorja e njohur italiane, i ka hequr komplekset dhe ka folur mbi marrdhënien e saj me të fejuarin, Allegri.

Ambra gjithashtu nuk kishte si të anashkalonte futboollin, duke qënë se Allegri është një nga figurat më të shquara të këtij sporti.

Ajo ka thënë me shaka se kur Alegri humb një ndeshje, ‘divorcohen’ për 48 orë.

“Cila është mënyra për ta ‘markuar’ kur humb një ndeshje? Unë i kuptoj situatat. Nuk shkoj kurrë në stadium, sepse jam bestytnike, por në të njëjtën kohë më ndihmon fakti që unë jetoj në Breshia, ndaj nuk e vuaj përjetimin e tij pas fundit të ndeshjes. Masimiliano, pasi largohet nga stadiumi, pas një humbjeje kuptohet, shkon në shtëpi fillimisht, më pas kalon kohë me miqtë, ndërsa unë pres deri në 48 orë edhe për ta telefonuar.

Ai është një burrë shumë serioz në punën e tij, kthehet gjithmonë me skuadrën, ndjek me përpikmëri të gjitha rregullat. Dhe unë i rrespektoj gjithashtu rregullat e tij dhe ndërkohë e pres, sepse e di që do të kthehet te unë” ka deklaruar Ambra. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2018, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori