Habit ish-gruaja: Unë dhe Buffon do të jemi përgjithmonë të lidhur
“Marrëdhënia jonë është ajo e dy personave inteligjentë, që do të qëndrojnë të lidhur përjetë, duke pasur parasysh se kemi dy fëmijë. Kjo lloj marrëdhënieje nuk mund të anulohet, nuk mund të ndryshohet. Unë nuk e harroj të kaluarën”. Këto ishin fjalët, që Alena Seredova tha në mikrofonat e “Radio Rai 2”, gjatë programit “I Lunatici”, ku shpjegoi se cilat janë raportet midis saj dhe ish-burrit, Gigi Buffon. Martesa mes të dyve ka marrë fund në vitin 2014 për shkak të dashurisë së re, të lindur mes portierit të Juventusit dhe Ilaria D’Amico.

Pavarësisht divorcit, marrëdhëniet midis dy ish-bashkëshortëve mbeten të forta. Seredova zbuloi se zemra e saj është bardhezi: “Në shtëpinë e babit flasim për atë në heshtje. Në fakt, nuk e kam mendjen te të tjerët, edhe nga respekti për partnerin tim të ri. Jam shumë e dashuruar me të. Është një gjë pozitive edhe për fëmijët e mi. Sot ata kanë dy prindërit biologjikë dhe një person tjetër, që mund të jetë një pikë e rëndësishme referimi”.

Në fund, bukuroshja tregoi se mbetet e lidhur me ngjyrat bardhezi: “Më duhet të them se çdo herë që mundem e përkrah Juventusin. Tifozët e kësaj skuadre më quajnë “kapiten”. Unë i dua ata, sepse nuk jemi ndarë. Unë mbetem një përkrahëse e zjarrtë e Juventusit”.
Shtuar më 20/09/2019, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori