Hygerta Sako nis një lidhje të re, mbrojtësi i njohur i Superiores: Tani presim llokumet (FOTO LAJM)

Moderatorja sportive, Hygerta Sako, vetëm para pak kohësh, deklaronte se për momentin ishte “single” në jetën e saj private, dhe shtonte se më mirë të ishte vetëm, sesa e keqshoqëruar.

Ndërkohë, ditën e sotme, për të gjithë miqtë e saj në profilin zyrtar në “Facebook”, ajo ka postuar një eveniment për jetën e saj, teksa deklaron se nga sot gjendet në një marrëdhënie.

Edhe pse ende mister partneri i saj, 42-vjeçarja mesa duket e ka gjetur personin me të cilën shoqërohet mirë. Ndërkohë, në këtë postim të Hygertës, nuk mungon as komenti i mbrojtësit të Bylisit, Ditmar Bicaj, i cili shkruan: “Urime shoqe Hygerta Sako, mos harro llokumet!”.
Shtuar më 22/10/2019, ora 20:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori