"I pakrahasueshëm, i pandalshëm, i guximshëm", Georgina dedikim special për CR7
E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka komentuar dështimin e portugezit për të fituar për herë të 6-të në karrierë “Topin e Artë”

Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Paris, ndërsa çmimi prestigjioz shkoi për Lionel Messin.

Megjithatë, e dashura e tij publikoi një mesazh për futbollistin që sipas saj është i pakrahasueshëm duke motivuar miliona fëmijë anembanë botës.

"I pakrahasueshëm, i pandalshëm, i guximshëm dhe jokonformist. Këtë e dëshmojnë statistikat dhe titujt dhe ti je ylli me rezultatet më të mira nga të gjithë, me Ligën e Kombeve të UEFA-s, Kupën e Italisë, titullin e Serisë A dhe çmimin për lojtarin më të mirë të Serisë A", shkroi Georgina.

"Por, ty nuk të përshkruajnë çmimet apo titujt, edhe pse ke kaq shumë. Ajo që të përshkruan ty më së miri është pasioni yt, dëshira jote për t’i kaluar sfidat dhe vullneti yt për të bashkëpunuar".

"Ti je një frymëzim për miliona e miliona njerëz në futboll dhe sport. Ti nuk ke frikë nga sfidat dhe del jashtë zonës së rehatisë, duke e kaluar veten vazhdimisht dhe duke ia dëshmuar botës së je numri një. Të dua", shkroi bukuroshja në rrjetet sociale.
Shtuar më 04/12/2019, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori