I propozon për martesë, Renato Mekolli zbulon për herë të parë portretin e partneres (FOTO LAJM)
Prej disa kohësh, shefi i njohur i kuzhinës
Renato Mekolli ka pranuar publikisht se është në një lidhje dashurie. Mirëpo, nuk ka zbuluar asgjë rreth
partneres, madje as
portretin e saj.
Mëngjesin e sotëm,
Renato ka ndarë një
lajm të bukur me ndjekësit. Ai i ka propozuar për martesë të dashurës në Los Angeles, Kaliforni.
Shefi i kuzhinës ka publikuar një
foto ku shihet i ulur në gjunjë para njeriut të zemrës, me unazën në dorë. Në këtë mënyrë, për herë të parë ai ka zbuluar dhe
portretin e saj, ndonëse vetëm në profil.
Shtuar më 28/11/2020,
ora 10:23