Në pushime i rrethuar me femra s*ksi, Shaqiri prish marrëdhënien me këngëtaren shqiptare?
Aludimeve për një romancë mes Xherdan Shaqirit dhe Dhurata Ahmetajt, iu shtuan dyshimet në fund të korrikut, se gjërat nuk janë si më parë. Ende pa u konfirmuar zyrtarisht lidhja mes tyre, mediat nisën të përflasim për një ndarje, duke qenë se ata nuk ndiqeshin më në Instagram.

Por disa kohë më parë Prive.al raportoi se çifti po jeton një romancë të lumtur dhe se po i kalonin bashkë pushimet këtë verë, dhe përmes një kontrolli të thjeshtë në Instagram, vumë re se ata e ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram.

Dhe kur mendonim se s’kishte asgjë për t’u shqetësuar, disa foto të fundit të futbollistit, i cili shfaqet në një jaht luksoz në shoqërinë e disa femrave dhe tejet mase i kënaqur, na bënë të lindin dyshime. I rrethuar nga femra s*ksi, të cilat duke se e kanë përqendruar të gjithë vëmendjen tek ai, Xherdan Shaqiri duket tejet në formë me muskujt e tij dhe i veshur me një palë rroba banjo në ngjyrë të kaltër.

Nuk e dimë nëse këto foto kanë ndikuar në marrëdhënien me Dhurata Ahmetajn, por kujtojmë se ata nuk kanë reaguar kurrë rreth lajmeve për romancën e tyre dhe nuk mund të themi me siguri se çfarë ka ndodhur.

Dhurata prej kohësh nuk ka qenë aktive në tregun muzikor dhe disa muaj më parë u raportua se është tërhequr për një pushim të gjatë, teksa është tejet aktive në rrjetet sociale. Kurse futbollisti 28-vjeçar vijon të shkëlqejë te Liverpool dhe të shijojë në maksimum pushimet e verës si të ishte “jeta funit” pasi fitoi titullin kampion.
Shtuar më 06/08/2020, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori