"I shpërdorojnë paratë", Lei Kraja tregon ç'do bënte po të ishte gruaja e një futbollisti (FOTO LAJM)

Lei Kraja është mjaft e komentuar për shkak të fotove të saj të bukura dhe shpesh provokuese. Ajo tërheq vëmendjen e të gjithëve me postimet që bën në rrjetet sociale apo edhe me deklaratat e ndryshme që bën në intervista.

Së fundmi Lei ka dhënë një intervistë per 'Panorama Plus', ku ka folur hapur mbi këtë gjë. Ndër të tjera moderatorja ka thënë se nëse do ishte gruaja e një futbollisti, nuk do shpërndoronte shumë para.

“Gjithmonë kam thënë me veten se, nëse do të kisha një burrë futbollist, gjëja e parë që do të ndryshoja është harxhimi. Shikoj që shumë i shpërdorojnë paratë. Për mendimin tim, paratë duhen investuar. Dhe mendoj, jo për luksin, por për biznes. Një futbollist duhet të jetë shumë smart dhe të mendojë për afatgjatë. Po besoj, shpeshherë ka të bëjë edhe me femrën që ka në krah”,-është shprehur Lei Kraja.
Shtuar më 21/10/2019, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori