Ibra i plotëson dëshirën e fundit djaloshit që po vdes (FOTO LAJM)

Sulmuesi boshnjako-suedez, Zlatan Ibrahimoviç, ka pranuar ti plotësojë dëshirën e fundit djaloshit boshnjak, Hajrudin Kamenjas, i cili vuan nga sëmundja e rëndë e leuçemisë dhe sipas mjekëve ka edhe një muaj jetë. Kamenjasi, ditë më parë kishte thënë se dëshira e tij e fundit në këtë botë ishte takimi me bomberin e Paris Saint Germain.

Nëna e tij Amela Kamenjas u ka thënë gazetave suedezë se dëshiron që djali i saj të vdesë në shtëpi, por jo pa i plotësuar dëshirën e fundit. Ajo ka rrëfyer se djaloshi e quan "Ibrakadabra", dhe sheh gjithmonë në internet videot e tij, transmeton Zëri.

Ngjarja e Hajrudinit ka zënë vend nëpër gazetat më prestigjioze, në Bosnje, Kroaci, Francë, Itali dhe Suedi ndërsa dëshira e tij e fundit më në fund ka arritur edhe te Ibra përmes organizatës humanitare, "Light of Tomorrow".

Ibrahimoviç shënoi dy gola në fitoren e djeshme në Champions League përballë Benfikës, ndërsa zbulohet se menjëherë pas ndeshjes ai ka fluturuar për në Sarajevë, për të takuar Hajrudinin. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori