Ibrahimoviç, tashmë edhe pullë postare (FOTO LAJM)

Lajmi doli nëntorin e shkuar, por vetëm tani pullat postare me logon e Zlatan Ibrahimoviç janë bërë realitet. Pesë pulla referuar ndeshjes miqësore Suedi-Angli 4-2 ku gjigandi suedez shënoi një supergol që u vlerësua si "Goli i Vitit" (Puskas Award 2013).

"Është një nder i madh që imazhi im të jetë prezent në një pullë postare, jam krenar që u zgjodha unl", ka komentuar Ibrahimoviç.

Që ditën e parë të shitjeve janë regjistruar shifra rekord: "Nuk kemi patur kurrë shitje të tilla, 5 milionë para ditës që do të dilnin në treg, një shifër shumë e lartë", ka shpjeguar Britt-Inger Hahne, shef i shitjeve nëm Postën e Suedisë.

Një pullë postare me imazhin e Ibrës kushton rreth 6 euro. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2014, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori