Ilda Bejleri “shpërthen” ndaj kolegeve: Model i vjetër i gazetarisë…
Ilda Bejleri ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina” në Tv.Klan. Mes tjerash ajo foli edhe për koleget e saj të sportit Vilma Mashën, Enkeleida Zeiko dhe Hygerta Sakon.

“Ka ambicie ja arrin në jetë. E njoh që të vogël pasi kemi qenë në shkollë. Për mua është shumë e aftë për të bërë atë që bën“, tha Bejleri për Vilmën.

Ndërkohë për Enkeleida Zeikon, Ilda theksoi që e respektonte, por nuk e njihte: “Nuk e njoh. Është një gazetare që ka bërë diferencën. Është për t’u marrë shëmbull".

Ndërsa për Hygertën tha:“Njihemi por vetëm përshëndetje kemi. Duhet vlerësuar për pasionin që ka për sportin. Nuk është as ajo modeli im i gazetarisë. Ka diçka që mua nuk më bën që t’i kopjoj.

Nuk shoh diçka për ti kopjuar. Më duken model i vjetër i gazetarisë. Bota i ka bërë gazetarët personalitete. Këtë gjë nuk e kam parë tek Enkeleida dhe tek Hygerta. Nuk i njoh nga afër as Enkeleidën dhe as Hygertën“, u shpreh Bejleri./Albeu.com/
Shtuar më 07/02/2017, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori