"Incident" në emisionin e Rudinës, e ftuara: What the f*ck! (VIDEO)
Gala, vajza e Robert Aliajt, ishte në një lidhje direkte me skype te "Rudina", në Tv Klan.

Ajo dha intervistën e parë ekskluzive pas fitores së "The Voice" në Belgjikë.

Gala tha se nuk e priste të ishte fituesja, sepse në fakt kishte shkuar vetëm për t’u argëtuar.

"Kur dëgjove emrin tënd në ato momente, e kujton dot emocionin?", e pyeti më tej Rudina.

"Thashë What the f*ck", u përgjigj vajza e Robertit, një përgjigje që habiti moderatoren. Ajo qeshi, duke "i tërhequr vëmendjen". "Uau! jemi në televizion Gala", tha Rudina.

Rudina Magjistari: E prisje të ishe ti fituesja?

Gala Aliaj: Nuk e prisja fare sepse shkova për tu argëtuar.

Rudina Magjistari: Po flet gjysmë shqip, gjysmë anglisht Gala, por shqipen duhet ta përmirësosh rrugës.

Gala Aliaj: Mund të flas në shqip, por ka gjithmonë fjalë që nuk i di dhe duhet të mendohem.

Rudina Magjistari: Kur dëgjove emrin tënd në ato momente, e kujton dot emocionin?

Gala Aliaj: Thashë What the f*ck.

Rudina Magjistari: Uau! (Qesh) Jemi në television Gala.

Gala Aliaj: Pastaj u gëzova shumë.

Rudina Magjistari: Po Roberti më i lumtur se kurrë, më trego pak si ishin emocionet e tij, si e ndjeve babain tënd në atë moment?

Gala Aliaj: Gjithmonë babi ka një mimikë që tregon se është shumë krenar.

Rudina Magjistari: Çfarë mimike bën?

Gala Aliaj: Nuk mund ta imitoj dot. Ka një buzëqeshje shumë të qetë, nuk mund ta shpjegoj dot tamam.
Shtuar më 19/10/2020, ora 19:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori