Juve, një pasdite në San Francisco (FOTO LAJM)

Kampionët e Italisë në futboll Juventus ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku janë duke marrë pjesë në turneun miqësore "Guiness International Champions Cup". Skudra e Antonio Conte e nisi me humbje turneun teksa u mposht nga pika e penalltive nga anglezët e Everton, ndërsa ndeshja e rradhës do të jetë kundër Los Angeles Galaxy mëngjesin e nesërm, ora 04:30.

Por para se të mendojnë për rivalin e ardhshëm juventinët ka zgjedhur të relaksohen disi duke vizituar qytetin e San Francisco. Futbollistët bardhezinj kanë kryer disa foto në bregdetin e Oqeanit Paqësor përpara urës së famshme Golden State. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2013, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori