"Kanë tentuar të shesin me imazhin tim", Einxhel regon pse do të mungojë në ekran (FOTO LAJM)

Prej kohësh është një ndër moderatoret sportive më të përfolura shqiptare e cila ka ngritur zërin sa herë që i është cënuar puna apo imazhi i saj në televizin.

Në një "intervistë" më ndjekësit në Instagram, Einxhel Shkira flet për projektet e të ardhmes ku vihet re mungesa e saj në televizion.

Bukuroshja brune shprehet se është më shumë se “pjeshka mbi taka” që kërkon ekrani shqiptar dhe do të jetë 100% vetvetja.

Mes të tjerash, ajo flet edhe për stereotipet e krijuara dhe vështirësinë që ka të luftosh me njerëzit e tjerë dhe mendjet e tyre paragjykuese.

“Nëse doni të jem e sinqertë nuk kam asnjë projekt televiziv, as dua të kem, as të rikthehem. Dua të bëj diçka që më jep kënaqësi, dua që të jem 100% vetvetja dhe mos frenoj gojën brenda kornizës që të tjerët duan t’më fusin. Deri sot dashje pa dashje kanë tentuar vetëm të shesin me imazhin tim dhe deri diku ka qenë e paevitueshme dhe aspak e lehtë të luftosh me stereotipet që krijojnë njerëzit në mendjet e tyre paragjykuese. Por unë e di kush jam dhe çfarë dua, unë jam më shumë se pjeshka mbi taka dhe ky është projekti im i radhës,”- shkruan ajo ndër të tjera në Instastory.

Shtuar më 21/08/2020, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori