"Kur je në rolin e dashnores duhet t'i bësh të gjitha!", Ronela habit me deklaratën (VIDEO)
Pëlqej
Performanca e Ronela Hajatit tek “Kënga Magjike” rrëmbeu zemrat e të gjithëve.

E pas kësaj sigurisht që “Thumb” kishte diçka për të folur me vetë këngëtarin. Pas perfomancës, Aulona dhe Fatma rrëmbyen Ronelën në këndin e tyre, ku dhe kanë biseduar për disa detaje nga kënga por dhe jeta e saj.

Fatma ka pyetur Ronelën sesi ja ka dalë në skenë duke kënduar dhe duke kërcyer aq shumë.

Duke qeshur Ronela nuk ka ngurruar të përgjigjet dhe ka thënë: “Kur je në rolin e dashnores duhet ti bësh të gjitha adetet”, shkruan blitz.al.

Përgjigja e Ronelës ka ardhur duke u bazuar në këngën “Vuj”, teksti i së cilës përshtatet pikërisht me këtë gjë.

Ronela e bën deklaratën e saj në minutën e 15:12.
Shtuar më 09/12/2018, ora 20:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori