Ky është rrëfimi tronditës i të dashurës së Neymar
Ylli i Brazilit dhe PSG, Neymar prej kohësh është në një lidhje me modelen, Bruna Marquezine.

Bruna së fundmi nuk ka ngurruar që të rrëfejë për mediat një periudhë tepër të vështirë nga jeta e saj.

Ajo ka traguar se ka rënë pre e depresionit dhe madje ishte aq keq sa urrente trupin e saj.

“Kam urryer trupin tim, mendoja se duhej të humbja peshë dhe kam marr një laksativ çdo ditë për tre muaj” ka thënë Bruna.

“Trupi ynë, ai i grave, nuk duhet t’i pëlqejë burrit, nuk duhet t’i pëlqejë askujt, kemi nevojë të jemi të shëndetshëm dhe të lumtur”, ka thënë ajo më pas.

“Njerëzit kanë thënë se nuk isha e dobët aq sa duhet, por me pas pak e shëndoshë dhe unë i besoja. Kam filluar të urrej trupin tim. Kam rënë në depresion dhe për këto arsye kam patur probleme me vetëvlerësimin. E kisha të vështirë të pranoja veten dhe nuk mendoja se isha aspak e aftë”. ka përfunduar Bruna./albeu.com/
Shtuar më 08/09/2018, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori