Laia Grassi, e dashura katalanase e Alexis (FOTO LAJM)

Pas një forme të dobët gjatë sezonit të shkuar, Alexis Sanchez është rikthyer në një lojtar të rëndësishëm për Barcelonës e Gerardo Martinos. Ish futbollisti i Udineses ka qënë titullar në pjesën më të madhe të ndeshjeve duke qënë deçiziv në arritjen e sukseseve të katalanasve. Por përveç anës profesionale, kileni po përjeton një periudhë të mirë edhe në jetën private.

Sanchez është parë prej muajsh në shoqërinë e një vajze por së fundmi është mësuar edhe identiteti i saj. Ajo quhet Laia Grassi, katalanase dhe punon si drejtore arti dhe dizanji.

Bukuroshja bionde me sy bojëqielli ka postuar në profilin e saj në Twitter disa foto ku shihet qartë lumturia e saj përkrah sulmuesit të Barcelonës. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori