Ledri Vula dhe Lorik Cana nderohen me çmimin e rëndësishëm
Ledri Vula, Lorik Cana e aktori Edi Kastrati janë nderuar mbrëmjen e djeshme me çmimin “Nderi i Gjakovës”. Këta dhe disa personalitete të tjera kanë marrë çmimin mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kosovës. Ceremonia në fjalë për ndarjen e këtyre shpërblimeve është organizuar nga kryetari i komunës, Ardian Gjini. Ka qenë aktori i njohur, Edi Kastrati, ai i cili ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, shpërblimet që kanë marrë nga kjo ceremoni.


“I nderuar kryetar Ardian Gjini, në eksperiencën time te deritanishme kam mësuar se,njerëzit do të harrojnë atë që keni thënë, njerëzit do të harrojnë atë që keni bërë por njerëzit kurrë nuk do të harrojnë se si i keni bërë ata të ndjehen. Andaj kjo ndjenjë që më është dhuruar me këtë nderë që më keni bërë për mua do te jetë e pa harrueshme, faleminderit shumë”, ka shkruar Kastrati në postimin e tij.
Shtuar më 14/06/2019, ora 21:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori