Lorelei Taron, "Mbretëresha" e re e "Old Trafford" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Radamel Falcao është padyshim surpriza e kësaj merkatoje vere. Sulmuesi kolumbian, që u përfol gjatë për muaj të tërë për një kalim te Real Madrid, Juventus apo Manchester City, më në fund u transferua në "Old Trafford", te Manchester United.

Operacioni u mbyll në orën 03:00 të ditës së hënë, ndërsa "Djajtë e Kuq" do ti paguajnë francezëve të Monaco plot 12 milionë euro për "El Tigre"-n që në dy vitet e huazimit të tij do të përfitojë 24 milionë euro.

Por bashkë me Falcaon, në Manchester do të transferohet edhe bashkëshortja e tij Lorelei Taron. Bukuroshja bionde është në një lidhje me kolumbianin prej disa vitesh ndërsa një vit më parë u bënë edhe prindër të një vajze. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2014, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori