Lorik Cana zhvishet në Dhërmi
Kampionati italian i futbollit ka ulur siparin prej dy javësh, ndërsa të gjithë futbollistët kanë nisur të shijojnë pushimet. Të njëjtën gjë ka bërë edhe mbrojtësi i Lazios, njëkohësisht kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana. Ai ka përzgjedhur bregdetin e Dhërmiut për t’u relaksuar në këto ditë të nxehta qershor, i shoqëruar nga një mik i familjes dhe shokë të tij.

Ndërkohë, gazeta "Panorama Sport" ka arritur ta shkëpusë pak nga pushimet për një intervistë ekskluzive, gjatë së cilës 29-vjeçari rrëfen jo vetëm planet e kësaj vere, por edhe të ardhmen futbollistike.


Ai ka treguar arsyet se përse zgjodhi t’i kalojë pushimet në Shqipëri, i pashoqëruar nga e dashura e tij, si dhe komenton edhe situatën e Kombëtares së Shqipërisë në eliminatoret për Kupën e Botës.

"Gjithmonë preferoj të jem në Shqipëri për të kaluar pushimet e verës. Kam zgjedhur Dhërmiun, pasi më pëlqen shumë si vend. Kam disa vite që e frekuentoj me miqtë dhe familjen time. I kam vizituar pothuajse të gjitha plazhet e Vlorës, por këtë herë miqtë më ftuan në një ambient ku nuk kisha qenë më parë dhe po më pëlqen shumë. Tashmë për mua është bërë një traditë që pushimet t’i kaloj në Shqipëri, aq më tepër që takoj edhe të afërmit e mi nga Kosova", ka thënë Cana. /albeu.com/





Shtuar më 21/06/2013, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori