Mattia Destro djeg shaminë e beqarit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dasmë për Mattia Destron dhe Ludovica Camaris. Sulmuesi i Romës dhe kombëtares italiane ka lidhur kurorë në Ascoli Piceno me show-girlin e emisionit "L'eredita" në Rai 1.

Martesa vjen pak pasi Antonio Conte shpalli listën e të grumbulluarve për ndeshjet kundër Holandës dhe Norvegjisë. Përsa i përket dasmës tekniku i ri axurr komentoi: "Dua të them se duhet ti lemë pak orë çiftit të sapomartuar. Nesër do të ketë një makinë që do e çojë në stërvitje. Pres shumë nga Mattia, do të stërvitet me ne edhe pse ka pak që është martuar". /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2014, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori