Mauro Icardi bëhet baba, lind Francesca
Festë në shtëpinë e Interit: ka ardhur në jetë Francesca Icardi. Sulmuesi zikaltër Mauro Icardi ka postuar menjëherë në Twitter foton e të sapolindurës, që gjendej pranë nënës së saj Wanda Nara.


"Urime e dashur! Tani kemi Franchu-n. E duam", shkruan Icardi në postimin e tij, ndërsa urim ka bërë edhe klubi zikaltër.


"Lindi Francesca Icardi! Urimet më të mira për Mauro Icardin dhe Wanda Nara-n", thuhet në urimin e klubit të Interit. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2015, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori