"Më e bukur eksperienca në shtrat me Georginën, apo goli ndaj Juventus?", përgjigjet Ronaldo (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo ka dhënë së fundmi një intervistë apo më saktë një rrëfim për jetën e tij, duke prekur shumë tema të cilat më parë ishin një mister.

Portugezi nuk i mbajti lotët në momentin kur gazetari hapi temën e babait të tij, i cili është ndarë para shumë kohësh nga jeta për shkak të problemeve me alkoolin.

CR7 është pyetur jo pak herë se cili ka qenë goli më i bukur që ka shënuar gjatë karrierës së tij. Sulmuesi është shprehur se ai ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, cilësohet si realizimi perfekt.

Duke njohur simpatinë e vetë Ronaldos për atë gol, gazetari Piers Morgan e pyeti nëse ai gol ishte më i mirë se eksperiencat me të fejuarën e tij Gerorgina në shtrat. Cristiano nuk nguroi për përgjigjen teksa zgjodhi të dashurën e tij. "Jo, Jo ai gol nuk është më i mirë në krahasim me eksperiencat me Georginën time", u shpreh Ronaldo.


Më pas 34-vjeçari u ndal sërish për ta shpjeguar atë moment ndaj Juventusit. “ Mënyra se si e realizova, ndaj Bufon, ndaj Juventus në Ligën e Kampionëve, ishte një gol i bukur. E kam provuar të shënoj një gol të ngjashëm për shumë, shumë vite. Kam shënuar, por nuk e kisha bërë këtë. Më në fund realizova me roveshatë, me një kërcim të bukur”, u shpreh Ronaldo.

Shtuar më 18/09/2019, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori