Me maskë dhe e humbur në mendime, Luiza Xhuvani shfaqet pas një viti (FOTO LAJM)

Që prej ndarjes nga jeta të bashkëshortit Gjergj Xhuvani, aktorja Luzia Xhuvani është shkëputur përkohësisht nga jeta artistike, e shfaqjet publike.

Përditshmëria e Xhuvanit këto kohë ka qenë si pothuajse e të gjithëve ne, që të izoluar në shtëpitë tona kemi dalë nga shtëpia vetëm për të bërë blerjet e nevojshme.

E veshur me te zeza, me maskën mbrojtese në fytyrë, çadrën e shiut, dhe qesen e pazarit në dorë, aktorja e njohur shqiptare është fotografuar këto ditë teksa ka dalë të bëjë blerjet e përditshme shumë pranë shtëpisë së saj, ku Xhuvani jeton me të bijën.

E humbur në mendime, teksa ka marrë rrugën për në banesë, Luiza kush e di se ç’bluan në kokë, ama ne dimë mirë se publiku me siguri mezi po e pret aktore e madhe në rolet e saj në kinema e teatër.

Talenti i saj i mungon publikut, madje shumë më shumë në këto kohë të vështira!

Shtuar më 25/05/2020, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori