"Më përdhunoi në hotel", modelja: Neymar mori fotot ku më godiste të pasmet dhe ua tregoi shokëve (FOTO LAJM)

Modelja Najila Trindade, ka ngritur prej disa ditesh akuzat per përdhunim ndaj yllit të Brazilit, Neymar.

Ajo pretendon se sulmuesi i PSG-së e ka përdhunuar në mesin e muajit maj në një hotel në Paris, por deklaratat e saj janë jo pak të çuditshme duke qenë se pranon se kishte shkuar në Paris për seks, por Nejmar e kishte përdhunuar.

Së fundmi, ka dhënë një tjetër deklaratë për mediat duke u shprehur se Nejmar është i droguar dhe se duhet arrestuar ose duhet çuar në spital për rehabilitim. Modelja braziliane pretendon se ka dorëzuar edhe videon ku duket qartë që Nejmar e ka përdhunuar ndërkohë që shton se ka frikë se braziliani nuk do ta linte të gjallë.

"Mendova se nuk do të kthehesha e gjallë në Brazil, pasi Neymarin mund ta kisha denoncuar që në Paris. Isha e trembur pasi isha vetëm dhe ai është një njeri i çmendur. Më goditi dhe më mori fotot ku më kishte goditur te të pasmet për t’u mburrur me shokët prandaj e godita pasi isha shumë e zemëruar.

Më goditi dhe më përdhunoi pasi ishte i droguar dhe i dehur. E thoshte vetë në mesazhe se ishte i droguar dhe i dhunshëm prandaj duhet që të burgoset ose të jetë në një spital për kurim pasi mund të kthehet në rrezik për shoqërinë. Do të publikoj videon pasi nuk dua që Neymar të dalë i pastër dhe të jetë gjithmonë i lumtur ndërsa unë të shkatërrohem nga stresi", u shpreh modelja që duket e bindur se do të fundosë sulmuesin e PSG-së.
Shtuar më 10/06/2019, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori