Merr fund mëria mes Oriola Marashit dhe Noizyt, modelja shfaqet e veshur me rrobat e tij (FOTO LAJM)

Sherri mes modeles Oriola Marashi dhe reperit Noizy qëndroi për një kohë të gjatë në krye të mediave rozë.

Ishte koha kur dukej se Noizy e kishte me shumë qejf Oriolën, duke deklaruar se ajo do të ishte imazhi femëror i grupit, me të cilën do të realizonin këngën e radhës, duke e afirmuar kështu si këngëtare. Por duket se reperit i doli nga qejfi në pak kohë Oriola, edhe pse është fotomodelja më seksi e momentit.

Kur modelja 22-vjeçare pozonte para një viti mes reperave të famshëm të grupit “OTR”, Noizy-t dhe Varrosit, krijuan treshen më intriguese në showbiz. Por gjithcka mori fund për një mosmarrëveshje.

Së fundmi Noizy ka publikuar në instastori shumë foto të vajzave veshur me veshur me linjën e tij të rrobave. Mes fotove, 2 të tilla i përkisnin pikërisht Oriolës. Edhe pse ai nuk e ka etiketuar, duket se lidhja mes tyre po rregullohet.

Na ngelet vetëm të presim e të shohim çdo të ndodhë në vazhdim.
Shtuar më 22/08/2019, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori