Merr fund "sherri" me moderatorin e njohur, Xhensila Myrtezaj i shkon në emision (FOTO LAJM)

Xhensila Myrtezaj më në fund ka thyer akullin dhe i ka shkuar në emision moderatorit Alaudin Hamiti, të cilin e kishte refuzuar shpesh herë për shkak të një deklarate të tij të vjetër.

Nëse nuk ju kujtohet, Alaudini është shprehur më herët pse Xhensila nuk i vjen në emision:

“Sepse më është bërë një pyetje për këto këngëtaret që janë me emër tani, ka qenë Elvana, Tuna edhe Xhensila. Edhe i ftuari më ka pyetur, cila prej tyre më pëlqen më pak ose që ka talent më pak edhe unë kam thënë emrin e Xhensilës”.

Por si i doli inati Xhensilës? Epo pas shumë ftesash dhe miqsh që i ka futur moderatori, Xhensila tha se koha e bëri inatin të zbehet:

“Unë jam njeri që nuk jam aq gjakftohtë dhe e lë në momentin e duhur që inati të zbehet. Nuk jam kurrë hakmarrëse, por do e lë inatin tim të zbehet”, u shpreh këngëtarja.

E pyetur nëse është gjakftohtë, Xhensila qeshi dhe tha se duhet të pyesësh Besin ose nënën e saj për këtë!

Shtuar më 29/09/2020, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori