Briatore-Gregoracci, të ndarë, por në një familje (FOTO LAJM)

Pëlqej
Rreth një vit më parë, modelja italiane, Elissabeta Gregoraci u nda nga Flavio Briatore pas një lidhjeje që zgjati më shumë se një dekadë.

Megjithatë 38-vjeçarja, 30 vite më e re se ish-drejtuesi i Renault në Formula 1, ka pranuar se festën e Krishtlindjes këtë vit do ta festojnë së bashku me djalin e tyre Falco Nathan Briatore.

"Ashtu si një vit më parë, mbrëmjen e Krishtlindjes do ta kaloj me babain e djalit tim. Do të jenë edhe të afërmit e mi dhe motra e tij. Edhe pse kemi vendosur të ndahemi, do të qëndrojmë si një familje.

Mes nesh ka respekt reciprok dhe me këtë respekt do të rritim edhe djalin tonë." /albeu.com/




Shtuar më 14/12/2018, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori