Modelja që e akuzoi përfundon vetë në burg, si reagoi futbollisti (FOTO LAJM)

Lajmi i ditës në futboll është padiskutim arrestimi i modeles ruse, Luisa Kremleva. 21 vjeçarja akuzoi në vitin 2017 mbrojtësin e Milanit, Theo Hernandez, duke thënë se ky i fundit e kishte përdhunuar.

Kur kanë kaluar më shumë se dy vite nga hapja e kësaj çështje, Gjykata mori më në fund një vendim, duke e shpallur të pafajshëm mbrojtësin dhe duke arrestuar modelen ruse. Pak minuta më parë, Theo Hernandez ka reaguar.

Në Instagramin e tij zyrtar, mbrojtësi kuqezi i “Djallit” postoi në InstaStory, një foto të tij në makinë dhe me mbishkrimin: Shhhh!

Dënimin e plotë, modelja Kremleva do e mësojë gjatë orëve të ardhshme.
Shtuar më 17/01/2020, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori