Skandal "me drita të kuqe" në futbollin anglez. Sipas mediave vendase, futbollistit të Arsenalit,
Olivier Giroud "i ka ikur truri" për
modelen amerikane, Celia Kay. Ata kanë pasur një takim të nxehtë pak ora përpara nisjen së
ndeshjes së Premier League me Liverpool, ku Arsenali humbi 5 me 1.
Kjo ka sjellje irritimin e drejtuesve dhe teknikut të Arsenal Arsene Wenger, i cili ka vendosur të marrë masa disiplinore për sulmuesin e tij, i cili disa orë para
ndeshjes ftoi
modelen në hotelin e skuadrës. "Është një problem i brendshëm por unë nuk dua të bëj komente publike pasi e respektoj privatësinë e tij", ka thënë tekniku i "Topçinjëve".
Olivier Giroud është i martuar me Jennifer
Giroud, prej vitit 2011 dhe menjëherë pas publikimit të skandalit i ka kërkuar falje bashkëshortes së tij, familjes dhe skuadrës. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2014,
ora 12:04