Modelja zbulon si e ngacmoi Ronaldo: E refuzova!
Sara Croce ka befasuar me deklaratën e fundit.

Sara Croce zbulon se refuzoi Cristiano Ronaldon, ky i fundit pas këtij veprimi e bllokoi në Instagram, shkruan Il Fatto Quotidiano.it, transmeton lajmi.net.

Ajo dha këtë deklaratë për sulmuesin e Juventusit, gjatë një interviste për Lorella Boccia në Rivelo

“Një person i dha numrin tim të telefonit dhe u zemërova shumë. Ai më shkruajti në WhatsApp dhe pas refuzimit tim tha që do të më bllokonte në Instagram”, shpjegoi Croce.

“Kështu ishte dhe prandaj kuptova që ishte ai Ronaldo i vërtetë ”, shtoi Sara Croce, e cila thotë se futbollisti u ka shkruar shumë vajzave, qoftë të famshme apo jo.

Sara nuk e sqaroi faktin nëse Ronaldo i kishte shkruar gjatë kohës kur ishte në lidhje me Georgina Rodriguez apo më herët.

Shtuar më 29/02/2020, ora 08:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori