Moderatorja e quan futbollistin e Kosovës "idiot"
Njërës nga moderatoret e njohura të sportit, Qëndresa Krelani, i ka ndodhur një e papritur në emision.

E ftuar në emisionin "Xing me Ermalin", ajo ka treguar se si gjatë ndeshjes së Kosovës me Danimarkën, kishte lënë mikrofonin e ndezur dhe i kishte bërtitur njërit prej futbollistëve.

Ajo shprehu dje se iu drejtua idiot njërit prej futbollistëve, të cilin me sa duket nuk e simpatizon aspak:

"Ishte duke luajtur Kosova me Danimarkën dhe është një futbollist Edon Zhegrova që nuk e kam qejf, më duket i dashuruar me vetveten ai çuni. Kishte dy shanse brenda një shansi, ta pasonte ose ta bënte vetë golin. Teksa po komentoja, mendova se e fika mikrofonin dhe ja dhashë fjalën kolegut. "Po gjuaje o idiot", bërtita duke menduar se e kisha fikur mikrofonin. U dëgjova live dhe doli në transmetim. Ai redaktori ma hoqi mikrofonin dhe tha: "U çmende?". Më kanë ndodhur dhe raste të tjera", tregoi Qëndresa e cila ishte dje e ftuar me të motrën Flaka Krelani në "Xing me Ermalin".
Shtuar më 26/05/2019, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori