Muriqi nuk kursen fjalët për gruan e tij
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është duke treguar formë të lartë me Fenerbahçen në Turqi.Lëndimi që e shtyu të mbetej për 3 javë jashtë fushë, nuk i ka penguar të shënoj gola dhe asistime.

Në përgjithësi, Muriqi ka realizuar 8 gola në 13 ndeshje në të gjitha garat me ekipin turk.Për këtë sukses, sulmuesi kosovar ia ka atribuar meritën edhe gruas së tij, Edibes.

“Kur një burrë ka paqe e rehati në shtëpi, pjesa tjetër vjen vetë. E falënderoj shumë gruan time, e dua shumë” ka deklaruar Muriqi.
Shtuar më 05/12/2019, ora 20:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori