Murray dhe e dashura, tenis edhe në plazh (FOTO LAJM)

Pasi me fitoren e tij në Wimbledon ndërpreu serinë e 77 viteve pa fitore të një britaniku në tokën e tij, Andy Murray po shijon disa ditë të merituara pushimesh në Bahamas.

Si gjithmonë, Kim Sears, e fejuara që e shoqëron në çdo ndeshje tenisi, është përsëri përkah 26-vjeçarit, të kandiduar nga mediat për titullin Sir.

E ndonëse me pushime, Murray tregoi se nuk mund të shkëputet tërësisht nga bota e tenisit, duke luajtur me Sears buzë detit, në ndeshje që natyrshëm, nuk kishin asnjë histori përsa i takon fituesit. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2013, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori