Pasi me fitoren e tij në Wimbledon ndërpreu serinë e 77 viteve pa fitore të një britaniku në tokën e tij, Andy
Murray po shijon disa ditë të merituara pushimesh në Bahamas.
Si gjithmonë, Kim
Sears, e fejuara që e shoqëron në çdo ndeshje tenisi, është përsëri përkah 26-vjeçarit, të kandiduar nga mediat për
titullin Sir.
E ndonëse me
pushime,
Murray tregoi se nuk mund të shkëputet tërësisht nga bota e tenisit, duke luajtur me
Sears buzë detit, në ndeshje që natyrshëm, nuk kishin asnjë histori përsa i takon fituesit. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2013,
ora 16:36