Nata e Juves: Në fushë gratë, të dashurat dhe fëmijët (FOTO LAJM)

Andrea Barzagli me familjen
"Juventus Stadium" ka festuar dje titullin e 29 kampion në Serie A. Pas ndeshjes me Cagliarin, e përfunduar në barazim 1-1, bardhezinjtë nisën festën e skudetos mes mijëra tifozëve që kishin tejmbushur stadiumin por edhe rrugët e qytetit.

Edhe pse kjo ishte ndeshja e parafundit e këtij sezoni, Juventus vendosi ta ngrejë sot trofeun duke ditur që kjo do të ishte edhe ndeshja e tyre para publikut të tyre.

Pasi të gjithë futbollistët dhe stafi teknik parakaluan para tifozëve në fund kapiteni Gigi Buffon ngriti Kupën duke entuziasmuar në maksimum stadiumin.

Por një vend të veçantë në këtë festë kanë patur bashkëshortet, të fejuarat dhe fëmijët e futbollistëve dhe drejtuesve të skuadrës. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2013, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori