Tifozët "laheshin në gjak", moderatorja shqiptare merr propozimin për martesë (VIDEO)
Përpos sherrit që ndodhi një ditë më parë mes tifozëve gjatë derbit Tirana-Partizani, në stadium ka ndodhur edhe një propozim për martesë.

Një tifoz me emrin Goni i ka propozouar moderatores së "Bar Skedina", Gea Brahas e njohur edhe si ish-velina e "Fiks Fare".

Goni është ulur në gjunjë dhe ka nxjerrë unazën për të propozuar Gean, por ajo nuk iu përgjigj. "O Goni, hë me të refuzoi?", i thotë njëri prej tifozëve.

Videon e ka postuar në Instagram edhe vetë Gea e cila shkruan: "Mora nje propozim per martese ne stadium, por me kapen pak pa mendje gjate punes".

Shtuar më 30/09/2019, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori