Ndërkohë që Wanda merret me çështjen Icardi, Maxi shijon jetën me Danielën

E ndërsa Wanda Nara rend në studiot televizive për të mbrojtur Mauro Icardin, ish-partneri i saj, Maxi Lopez, vijon karrierën i qetë në Brazil, te Vasco da Gama, madje edhe në shoqëri të mirë.

Sulmuesi argjentinas, tashmë 34-vjeç, është i lidhur me modelen suedeze Daniela Christiansson, që në këtë aventurë në vendin amerikano-jugor po shijo rrezet diellit.

Daniela shfaqet shesh me bikini dhe me një sfond ekzotik, ndërsa kur Maxi ka ndeshje, ajo është gjithmonë aty, në tribunën VIP të stadiumit./SS/
Shtuar më 01/04/2019, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori